Mësime me AI, në shqip
Gjuhë shqipe, klasa 6–9
Përgatit mësime me AI për gjuhën shqipe: shpjegime, shembuj dhe ushtrime nga tema e planit dhe libri i klasës.
Çfarë përgatit Dritë
- Prezantim për rregullin gjuhësor me shembuj të shkurtër.
- Kuiz për drejtshkrimin, gramatikën ose kuptimin e tekstit sipas temës.
- Mini-test i printueshëm për të parë çfarë duhet rimarrë në orën tjetër.
Nga tema te aktiviteti
Gjuha shqipe 6–9 me libra Albas është pjesë e pilotit. Ide për përgatitje: një rregull drejtshkrimor, dy shembuj dhe një ushtrim korrigjimi me shpjegim.
Para se ta përdorësh në klasë
Kontrollo ë-në, ç-në, terminologjinë dhe përjashtimet e rregullit. Përshtat tekstin dhe ngarkesën e ushtrimeve me klasën.
Nis me planin dhe librin tënd.
Për lëndët e mbështetura, rendi vjen nga plani periodik ASCAP. Konfirmo lëndën, klasën dhe botimin përpara se të mbështetesh te mbulimi. Përdor vetëm materiale që ke leje t’i përdorësh. AI përgatit një draft; mësuesi kontrollon përmbajtjen.
Prezantimi dhe loja e shkarkuar punojnë pa internet. Krijimi me AI, kuizi live dhe faqja e klasës kërkojnë lidhje.